Ka përfunduar nata e 11-të e Dance Reality Show “T’ka mami yll”. I eliminuari i sotëm është Ergysi, i cili nuk ka munduar ta fitojë dot përballjen me Laurën.
Sapo, profesor Albi Nako dha vendimin, ai shpërtheu në lot. Ndërsa mami e konsideroi këtë një eksperiencë shumë të bukur, që do t’i shërbejë të birit në jetë.
“Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Unë jam krenare për Ergysin. Falenderoj shumë profesor Albin për gjithçka që ka bërë për tim bir, që në një moshë kaq të vogël, ky arriti të shkelë në një skenë shumë të madhe”, u shpreh mamaja e Ergysit.
Nga ana tjetër, anëtarja e jurisë, Erjona Rusi ka thënë se Ergysi ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm, pasi ai nuk është më si në fillim të emisionit, tashmë ka një plus, që është eksperienca me skenën./abcnews.al