Lot dhe emocione, edicioni i ri i “Shqiptarët për shqiptarët” në ABC

schedule16:46 - 27 Mars, 2022

schedule 16:46 - 27 Mars, 2022

Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” është shfaqur mbrëmjen e së shtunës për herë të parë në ekranin e ABC me misioni për të bërë bashkë kombin dhe për t’u dhënë forcën dhe rikthyer shpresën të pamundurve.

Organizatori dhe moderatori Elvis Naci flet për risitë e këtij edicioni të ri.
Ajo që ka prekur më shumë zemrat e shqiptarëve ka qenë historia e Rubinit të vogël e cili që nga lindja nuk kishte mundur të thërriste emrin nënë pasi nuk fliste e dëgjonte.

Pas apelit për ndihmë të familjarëve tek “Shqiptarët për Shqiptarët”, u mundësua operacioni. Pas ndërhyrjes në Spitalin Amerikan Rubinit 7 vjeçar iu kthye dëgjimi. Falë bamirësve, sot Rubini jo vetëm që dëgjon por ka mësuar të flasë sikurse moshatarët e tij.

Mes emocioneve nëna e tij, Manushaqja tregon sesi ëndrra e saj u bë realitet falë kontributit të shqiptarëve. Bamirësia e shqiptarëve i ka shpëtuar jetën nga një sëmundje e rrezikshme edhe Elisianos.
“Shqiptarët për Shqiptarët” mundësuan transplantin dhe trajtimin e vogëlushit në Itali. Pas kurimit Elisiano erdhi në studio së bashku me nënën e tij Ermirën.

Shqiptarët nga të gjitha anët e botës kanë vijuar të kontribuojnë përgjatë emisionit të mbrëmshëm për tu dhënë shpresën dhe mundësinë të tjerë qytetarëve në nevojë. “Shqiptarët për shqiptarët” do të jetë në ekranin e ABC dhe T7 në Kosovë çdo të shtunë në orën 21.00./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!