“Los Blancos” sfidojnë FIFA-n, Ancelotti: Do të refuzojnë ftesën për në Botërorin e Klubeve

schedule12:36 - 10 Qershor, 2024

schedule 12:36 - 10 Qershor, 2024

Florentino Perez ende nuk e ka thënë fjalën e tij të fundit, mirëpo Ancelotti duket se e ka marrë këtë vendim i vetëm. “Galaktikët” e Real Madrid nuk do të marrin pjesë në Botërorin për Klube, që do të zhvillohet në vitin 2025 dhe ku për herë të parë do të aplikohet formati i ri, me 32 klube në këtë kompeticion.

Formati i ri do të organizohet 1 herë në 4 vjet dhe do të çelë siparin, në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, nga qershori deri në korrikun e vitit të ardhshëm, ku do të marrin pjesë 4 skuadra nga Konfederata Afrikane, 4 nga Konfederata Aziatike, 4 nga Konfederata Amerikano-Veriore, 1 nga Oqeania, 6 nga Konfederata Amerikano-Jugore dhe 12 nga ajo Evropiane, si dhe një nga vendi organizator.

Mirëpo, pavarësisht rëndësisë së këtij kompeticioni, duket se është premio që fituesit siguron problemi kryesor i “Los Blancos”, ku sipas teknikut italian shuma prej 20 milionë eurosh e akorduar për fituestin e këtij kompeticionit është e pamjaftueshme, teksa ka shtuar se një shifër të tillë, “Galaktikët” e sigurojnë çdo sfidë.

“FIFA harron që skuadrat dhe futbollistët nuk do të marrin pjesë në Botërorin e ri për Klube. Një ndeshje e vetme e Real Madrid vlen 20 milionë euro, ndërkohë që FIFA dëshiron të na japë këtë shumë për gjithë turneun. Ne do ta refuzojmë ftesën për të marrë pjesë në Botëror. Njësoj si ne do të veprojnë edhe shumë klube të tjera, nuk do të pranojnë pjesëmarrjen vitin e ardhshëm”,- u shpreh goxha i revoltuar “Don Carlo”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!