Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, po ndjek kursin për drejtor sportiv të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Cana vlerëson kursin dhe flet për të ardhmen.
Nuk thonë kot, më mirë vonë se kurrë.
Një kurs për drejtorë sportivë po organizohet nga Federata Shqiptare, në kompleksin e Kamzës, dhe synimi është licencimi i drejtuesve në kategoritë e ndryshme të futbollit vendas. Duhet kapur afati i fundit, Janari. Në këtë kurs, të dytin në Shqipëri, ishte edhe një nga emrat më të njohur, ish-kapiteni kombëtares, Lorik Cana.
“Kur vjen nga bota e sportit profesionist dëshira është për të ndenjur aty afër. Sigurisht do jem i përfshirë në palnet e futbollit. Kjo pjesa e drejtuesit më pëlqen jashtëzakoisht shumë, dhe do doja të kem një eksperiencë. Duhet pritur dhe momenti e koha e duhur, por është elementi që po më pëlqen më shumë”, tha Cana.
Cana ka vlerësim shumë pozitiv për këtë kurs.
“Në vendin tonë qoftë nga pikëpamja e licensimit të trajnerave dhe tani me programet me pjesën drejtuese që merret në Covercciano të Federatës Italiane”, tha ai.
Shefi i sektorit të edukimit në Federatë, Astrit Maçi, shpjegon qëllimin e organizimit pikërisht tani.
“Numri është 22 veta dhe janë të gjithë drejtorë sapo të emëruar. Pikërisht për këtë ka marrë iniciativë Federata e Futbollit që të bëjë një kurs në fund të vitit me qëllim që në fazën e dytë të gjithë drejtorët sportivë duhet të kenë patjetër licensën”, tha Maçi./abcnews.al