Blogerja Lori Hoxha është shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo i ka dhënë mundësinë fansave të bëjnë pyetjen që dëshirojnë në Instastory.
Në mesin e shumë pyetjeve, Lori ka zbuluar kuptimin e një tatuazhi mjaft të veçantë që ka në krahun e saj.
Ajo ka shkruar “Saudade”, që ka kuptimin e nostalgjisë për diçka ose dikë që e ke dashur shumë, e ke humbur dhe e di që nuk kthehet kurrë.
“Dashuria që ngelet”, shkruhet në fund.
Ndërkohë Lori nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë, por duket sikur ky tatuazh lidhet me babain e saj të ndjerë, Dritan Hoxha, i cili është ndarë nga jeta shumë vite më parë. l.k/abcnews.al