Kryeministri Edi Rama ka emëruar Aspasjana Kongon si zëvendësministër të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kujtojmë këtu se këtë post e mbante Lorena Haxhiu e cila dha dorëheqjen pasi ajo dhe familja e saj u futën në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe nuk do të lejohen të shkelin në SHBA.
Shkak për dorëheqjen e Haxhiut u bë përfshirja e babait të saj Eduart Haxhiu në grupin kriminal që merrej me falsifikimin e vizave për klandestinët drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë.
Lexo edhe: U fut në listën e zezë të DASH, jep dorëheqjen zv. ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu
Lorena Haxhiu u emërua më 13 shkurt 2019 nga Këshilli i Ministrave për të zënë vendin vakant që la Besa Shahini si zv/ministre, ndërkohë që ajo zuri vendin e Lindita Nikollës.
29-vjeçarja ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Rinor pas studimeve në fakultetin e Ekonomisë në Tiranë. /abcnews.al/