Shpresojmë që të mos e kemi më përballë. Harri Kane është një fisnik i madh i futbollit, por për kombëtaren e Shqipërisë është mallkimi më I madh.
Kapiteni i shpikësve të futbollit na ka shënuar kaq shumë sa nuk na e merrte mendja, me 7 gola në vetëm 4 ndeshje.
Nuk dihet nëse ndonjë kombëtare ka pasur një fat kaq të keq.
Lordi i vërtetë i Kombëtares së tre luanëe e nisi serinë e tij me rrjetën në “Arenën Air Albania” në 28 mars 2021, pa tifozë në stadium për shkak të pandemisë së kovidit, dhe që nga ajo ditë nuk ndaloi më.
Vazhdimi ishte I jashtëzakonshëm në “Wembli” të Londrës, kur Anglia fitoi 5-0 në eliminatoret e Kupës së Botës të vitit 2022.
Kejn shënoi plot tri herë.
Në Londër, në mars të këtij viti, sulmuesi I Bajernit nuk e ndërpreu traditën me rrjetën për 2-0 në fitoren po 2-0.
Së fundmi, e tregoi veten edhe këtë të diel, ndërsa u kthye pas më shumë se katër viteve në Arenën kombëtare në Tiranë.
Rrjetat e yllit bavarez I dhanë fitoren nënkampionëve të Europës, 2-0 në pjesën e dytë.
Tashmë, Harri Kane ka 78 gola me kombëtaren e Anglisë, duke lënë prapa rekordin e legjendës Pele, që ka 77 për Brazilin, ndonëse diferenca është tek ndeshjet, pasi tri herë kampioni I botës ka luajtur vetëm 92 të tilla, e Kejn 112./abcnews.al

