Julen Lopetegui është një nga emrat që përflitet për pasuesin e tekniku, Stefano Pioli në pankinën e “Djajve” të Milan, mirëpo, lista e “Kuqezinjve” është e gjatë dhe spanjolli mund të përfundojë në Premier League, aty ku në periudhën nëntor 2022-gusht 2023 udhëhoqi “Ujqërit” e Wolverhampton, në “aventurën” e tij të fundit, si trajner.
Megjithatë, përveç Milan, 57-vjeçari spanjoll pëlqehet shumë edhe nga drejtuesit e West Ham, me “Çekanët” e Londrës, që do t’i japin “divorcin”, me tekniku David Moyes, i cili drejton skuadrën Ëest Ham prej dhjetorit të vitit 2019 dhe tashmë ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin e Premier League.
Shtypi britanik raporton se drejtuesit anglezë kanë nisur bisedimet me Lopetegui, i cili ka drejtuar më parë Kombëtaren e Spanjës, “Galaktikët” e Real Madrid dhe “Andaluzianët” e Sevilla, mirëpo spanjolli nuk është i vetmi në listën e “Çekanëve”, të cilët kërkojnë edhe “fiksimin” e “Të Kuqve” të Liverpool, Ruben Amorim, me 39-vjeçarin, i cili duket si opsioni më i vështirë për t’u arrirë sidomos pas refuzimit, që i bërë “gjigantëve” të Premier League.
Megjithatë, duket se Lopetegui nuk ka shanse të mbërrijë në Milano dhe shkak për këtë janë bërë tifozët, me mbështetësit e “Djajve”, me këta të fundit që kanë shprehur gjithë kundërshtinë e tyre në rrjetet sociale, duke mos miratuar spanjollin si të duhurin për stolin e Milanit dhe kaq ka mjaftuar që drejtuesit e klubit, me në krye Ibrahimovic, të bëjnë një hap pas dhe të heqin dorë nga tekniku spanjoll. /i.m /abcnews.al