Teuta dhe Kukësi do të përballen në “Elbasan Arena” për javën e 13-të të kampionatit shqiptarë.
Një ndeshje që premton të jetë e luftuar, me verilindorët që kërkojnë rikthimin te fitoja pas asaj humbje të kontestuar me Laçin, ndërsa nga ana tjetër djemtë e detit tentojnë vazhdimësinë e fitoreve.
Trajneri Renato Arapi në ndeshjen e sotme do të ketë një mungesë të sigurt me Jackson, i cili është i dëmtuar.
Ndërkohë tekniku i verilindorëve, Diego Longo ka vendosur edhe lojtarët e sfidës, teksa ka preferuar Bytyçin në vend të Domit.
Formacionet zyrtare:
Teuta: Qirko, Idrizaj, Ivanovic, Aleksi, Kotobelli, E.Vila, Acquah, Daja, Kallaku, L.Vila, Giorgiev . Trajner: Renato Arapi
Kukësi: Tafas, Bytyçi, Lulaj, Marku, Hila, Sh. Taipi, Pablo De Lucas, Gj. Taipi, Basa, Feijao, Milunovic. Trajner: Diego Longo /f.a/abcnews.al