Londra jashtë nga BE: Ja çfarë ndryshon për qytetarët europianë

schedule16:09 - 26 Nëntor, 2018

schedule 16:09 - 26 Nëntor, 2018

Nga turizmi, punësimi dhe qëndrimi: Ja çfarë do të ndryshojë pas daljes përfundimtare të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Pavarësisht se shumë çështje janë sqaruar, mbeten ende disa paqartësi.

Kështu siç po shkojnë gjërat, Mbretëria e Bashkuar do të kalojë Krishtlindjet e fundit evropiane. Me 29 mars të 2019-s, sapo ora të shënojë 23:00, vendi do të jetë jashtë BE-së dhe për 3 milionë e gjysëm qytetarë evropianë në vend do të nisë një fazë e re, në të cilën mund të ndihen pak më shumë në tokë të huaj se sa janë ndjerë deri më tani. Edhe pse në praktikë nuk duhet të ndryshojë pothuajse asgjë për ta. “Do të mbrojmë të drejtat e qytetarëve evropianë që kanë ndërtuar jetën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe të britanikëve që jetojnë në vende të tjera në BE”, përsëriti kryeministrja Thereza May dhe kjo do të funksionojë jo vetëm për ata që kanë mbërritur para 29 marsit të 2019-s, por për të gjithë ata që e bëjnë këtë para përfundimit të periudhës së tranzicionit, e cila mund të zgjatet deri në vitin 2022. Përsa i përket së kaluarës, do të jetë e nevojshme të regjistrohen dhe të marrin një leje qëndrimi të përhershme, e cila mund të merret pas pesë vitesh taksa.

Por çfarë do të ndryshojë për qytetarët evropianë që duan të transferohen për të studiuar apo punuar në Britaninë e Madhe pas periudhës së tranzicionit? Sa i përket këtyre pikave nuk ka akoma qartësi. Edhe tema të shumta në tavolinë, nga shkola deri tek puna sa për të përmendur vetëm dy, do të jenë object i negociatave të tjera me Evropën. Sigurisht më e vështira do të jetë gjetja e punës: lejet, në fakt, do të lëshohen në bazë të nevojës së tregut anglez pa korsi preferenciale (siç ka ndodhur deri tani” për evropianët. Ka mundësi të vendosen edhe masa shtrënguese për sa i përket qëndrimit, përveç hipotezës së rritjes së taksave universitare (që aktualisht për shtetasit evropianë është mijëra euro më pak krahasuar me ata jo evropianë).

Por ka akoma më shumë. Teksti me 585 faqe për tërheqjen nga BE, ligjërisht i detyrueshëm, përfshin edhe detajet për shumën prej 42 miliardë euro që Britania duhet t’I paguajë Brukselit për të mbuluar buxhetin deri në vitin 2020 dhe për të nderuar shpenzimet për pensionet e funksionarët britanikë në BE, dhe zgjidhjen për shmangien e kufirit mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut në pritje të negociatave për një marrëveshje të tregtisë së lirës mes Unionit dhe Londrës. Në deklaratën politike, tekst më i shkurtër dhe jo ligjërisht i detyrueshëm, flitet për të ardhmen e raporteve mes Britanisë së Madhe dhe bllokut evropian, duke theksuar se ato do të kenë “tregje të veçanta dhe sisteme të ndryshme ligjore” pas Brexit dhe se qasja britanike në tregjet evropiane do të varet nga përputhshmëria me standardet e konkurrencës, taksave, mjedisit, mbrojtjes sociale dhe punësimit.

Për shërbimet financiare, për të cilat deklarata i kushton vetëm tre paragrafë, të dyja palët do të kenë “një sistem të ekuivalencës” për të pranuar regjimin rregullator të njëri-tjetrit dhe se kjo duhet të jetë gati sa më shpejt të jetë e mundur, para Qershorit të 2020, për të zëvendësuar sistemin e “pasaportave” që aktualisht lejon një institucion të veprojë në të gjithë BE-në./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!