Lombardia mbetet rajoni me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus në Itali, ndonëse plani i vaksinimit në këtë rajon ka dhënë rezultate pozitive.
“Padyshim që ne nuk jemi prefektë dhe mund të kemi probleme, por e rëndësishme është që ne po punojmë për t’i përmirësuar ato. Unë kam besim se gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë gjenerali i Urgjencës së Covid , Francesco Paolo Figliuolo.
Gjithashtu Presidenti i Lombardisë Attilio Fontana theksoi se Lombardia deri në 11 prill do të jetë zonë e kuqe për shkak të rritjes së rasteve të reja me Covid dhe mbingarkesës në spitale.
Ndërkohë sipas draftit të publikuar për situatën e Covid bëhet me dije se farmacistët e kanë të detyrueshme të marrin vaksinën anti-Covid.
Sakaq Italia ka administruar mbi 10 milion doza të vaksinës anit-Covid nga Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna.
“Ne duhet të përshpejtojmë procesin sepse vaksina është e vetja mënyrë për të kaluar këtë sezon të vështirë”, kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza.
/abcnews.al/