“Unë mendoj se mosmarrja pjesë e PDSH e zvogëlon jetëgjatësinë e kësaj qeverie, por do shohim”, kështu u shpreh Menduh Thaçi, gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News.
Pjesë nga intervista:
Sokol Balla: Ose se dikush sërish bën thjesht një Pazar të ri për shkak të zgjedhjeve lokale apo zgjedhjeve të përgjithshme.
Menduh Thaçi: Unë nuk hyra këtu t’ju lodh edhe ty edhe opinionin shumë se ka shumë histori këtë vit që fort nuk i intereson Shqipërisë. Unë kam patur oferta të njëpasnjëshme nga kryeministri i tanishëm.
Sokol Balla: Po e di, po pse i refuzuat?
Menduh Thaçi: Po jo kjo është pyetja esenciale. Si mundet një parti e qendrës së djathtë të refuzojë ofertat …
Sokol Balla: .. qe vjen nga një qendër e djathtë.
Menduh Thaçi: E djathtë dhe që me ta ne kemi qeverisur, dy herë.
Sokol Balla: Plus që, edhe ai rregulli i famshëm që u prish kësaj radhe, nuk është se ata po qeverisin me faktorin me të madh politik shqiptar dhe kjo është një tjetër gjë skandaloze.
Menduh Thaçi: Unë kam ndejt disa herë me të. Nuk e eliminoj respektin për të, si njeri dhe si lider, po më vjen keq që i kam thënë atij dhe publikut i them, fatkeqësisht ai është udhëhequr me antishqiptarizëm në kokë dhe me një bindje se maqedonasit, një popull që përafërsisht janë një milionë, mund ta rrotullisin Bashkimin Europian, mund ta detyrojnë. Kjo është fatalitet, refuzimi i pjesëmarrjes në qeveri edhe pse jo parti shumë e fuqishme si të them është një bërtitje ..
Sokol Balla: Vetëm një gjë, po ju imagjinoj që ju të ishit futur në qeverinë e Mickoskit, do kishit qenë fundi i karrierës tuaj politike kam frikë.
Menduh Thaçi: Po…
Sokol Balla: Në perceptim të një pjesë.
Menduh Thaçi: S’ma bëjnë ata dot mua. Marrja e kokës, ndershmërisë.
Sokol Balla: Po
Menduh Thaçi: Po, nuk jam udhëhequr fort nga kjo ego personale. Është edhe kjo, këtë të dytin që do them prapë do dukem shumë subjektiv. Të flasim hapur se nuk marrim pjesë në këto zgjedhje, as bëjmë politikë. Unë mendoj se po të futeshim ne, do të shtyheshe agonia e shqiptarëve, për shkak të kësaj do të fitonte një rilegjitimim të politikës së tij. Atij i duhet kjo, po kokëshkretët e VLEN-it nuk e kuptojnë. Nga frika dhe panika se do të ngelin pa qeverisje i nënshtrohen tërësisht. Nuk qeveris dot ai pa shqiptarët, nuk është ai shekulli i XIX, por edhe në perandorinë Osmane para 500 vjetëve. Ata vërtetë kanë okupuar por në zonat e shqiptarëve, po kanë vendosur drejtues shqiptar se nuk ka patur aq banorë perandoria osmane që të sjellë turq apo të tjerë, po them vendbanimet e shqiptarëve apo popujve të tjerë, kanë vendosur shqiptarë dhe ai e di këtë. Unë mendoj se mos-marrja pjesë e PDSH e zvogëlon jetëgjatësinë e kësaj qeverie, mund pak, por do shohim. Z.Ahmeti dhe z.Gruevski në vitin 2015 kanë patur 81 deputetë, ato janë tani 2/3 se nuk është si në Shqipëri. Dhe shumë shpejt ndryshoi situata, por duheshe një PDSH atëherë, me 8 deputetë që të jetë ai ishulli ku do të aterrojë Bashkimi Europian Shtetet e Bashkuara apo edhe NATO për ta rikthyer procesin e integrimit në binarë të vërtetë. Ndryshe nëse kjo nuk ndodh unë nuk hezitoj të them që Maqedoninë e pret një destabilizim fillimisht politik më pastaj etnik dhe më pastaj edhe më shumë.
/abcnews.al/

