Lokomotiva Zagreb s’u ndahet shqiptarëve, lëvizja e fundit e kroatëve

schedule08:50 - 2 Mars, 2020

schedule 08:50 - 2 Mars, 2020

Myrto Uzuni, Lirim Kastrati, Jon Mersinaj, Enis Çokaj dhe Indrit Tuci janë aktualisht pjesë e ekipit të parë të Lokomotiva Zabreg. Në verë te Dinamo Zagreb kalon sulmuesin dardan, ndërkohë që edhe Uzuni me shumë mundësi do të shitet.

Klubi kroat ka nën kontratë edhe Albion Markun, të cilin e ka huazuar te Laçi në janar. Gjithsesi ata punojnë për të afruar të tjerë lojtarë shqiptarë në ekip. Sytë i kanë hedhur tek ekipet e moshave dhe po bëjnë punë konkrete në këtë drejtim.

 

Një ditë më parë, Besnik Prenga ishte i pranishëm në “Air Albania Stadium” dhe po ndiqte finalen e Kupës së Shqipërisë për të rinj, mes Tiranës dhe Shënkollit.

Skauti i Lokomotiva Zagreb, i cili ka drejtuar edhe në Superiore skuadrën e Laçit, ka mbajtur shënime për të rinjtë që shkëlqyen dhe do të vazhdojë t’i ndjekë, në mënyrë që të marrin të duhurit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!