Lokomotiva Zagreb nuk ndalet, përforcon ofensivën me ish-lojtarin e Kukësit

schedule18:43 - 8 Tetor, 2020

schedule 18:43 - 8 Tetor, 2020

Valon Ethemi luajti me Kukësin në tre vitet e fundit, teksa ishte një ndër lojtarët e parë që u larguan nga verilindorët me përfundimin e sezonit.

23-vjeçari ofensiv ishte pranë transferimit në Poloni te Zaglebie Lubin. Lojtari kreu edhe vizitat mjekësore, por gjithçka u bllokua në fund.

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut, nuk ka humbur shumë kohë dhe ka gjetur ekipin e ri. Ethemi ka arritur akordin me Lokomotivën e Zagrebit dhe sezonin e ardhshëm do e shohim pjesë të futbollit kroat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!