Lokomotiva e Zagrebit është kualifikuar për në fazën çerekfinale të Kupës së Kroacisë. Sot, Lokomotiva u përball me Vinogradar, sfidë të cilën e fitoi 0-3 në transfertë. Uzuni, Tuci, Kastrati dhe Mersinaj e nisën titullarë këtë sfidë, ndërsa Enis Çokaj është lënë pushim.
Lokomotiva e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke shënuar që në minutën e 16-të me anë të Toliç. Ky gol, vendosi dhe rezultatin e pjesës së parë, 0-1 në favor të miqve. Në të dytë, Lokomotiva shtyu për të gjetur golin e dytë, i cili erdhi në minutën e 76-të.
Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, ai që shënoi, duke i siguruar fitoren dhe kualifikimin skuadrës së tij. Ndeshja do të mbyllej me rezultatin 0-3, pasi Tolic do të shënonte edhe në sekondat e fundit të takimit. Me këtë triumf, shqiptarët e Lokomotivës kualifikohen në çerekfinalet e Kupës së Krocisë./abcnews.al
Kupa e Kroacisë, 1/16
Vinogradar – Lokomotiva Zagreb 0-3
Tolic 16′ 90+3′, Uzuni 76′