Lokomotiva Zagreb kërkon të triumfojë në Kupën e Kroacisë dhe të regjistrojë një sukses të rëndësishëm, pas kualifikimit në Champions League një javë më parë.
Skuadra kroate përballet me Rijeken dhe në fushë janë katër shqiptarë. Lokomotiva sulmon me dyshen Uzuni-Kastrati, të shitur tashmë dhe që luajnë ndeshjet e fundit.
Në mbrojtje është përzgjedhur Jon Mersinaj, kurse në mesfushë Enis Cokaj. Indrit Tuci pret shansin e tij nga stoli. / abcnews.al