Dy persona janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rezultati”.
Policia zbuloi një lokal në rrugën “Artan Lenja”, që ishte vënë dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me celularë dhe kompjuterë.
Në pranga u vunë pronari 36-vjeçar dhe kamarieri 26-vjeçar.
Në cilësinë e provës meteriale u sekuestruan 2 kompjuterë dhe 3 celularë./abcnews.al


