Lokalet e natës, 7 muaj pa punë, flasin administratorët: Po vijojmë të paguajmë taksat

schedule09:15 - 30 Shtator, 2020

schedule 09:15 - 30 Shtator, 2020

Lokalet e natës vijojnë të jenë të mbyllur nga pandemia prej 7 muajsh, ndërkohë stafet kanë kaluar në krizë, nga këngëtarët e deri te inxhinierët e zërit.

Të ftuar në studion e ABC së Mëngjesit, administratorët e lokaleve të natës Endri Jahaj dhe Flamur Hysejni kanë diskutuar lidhur me këtë problem, i cili tashmë është kthyer edhe në jetik. Sipas tyre, ndonëse janë të mbyllur vazhdojnë të paguajnë taksa.

“Tani po mblidhen nëpër shtëpi. Nuk është se po mblidhen. Tani kemi nevojën të dimë se çfarë do të bëhet. Të gjithë kjo flotë kanë nevojë të dinë çdo bëhet, balerinët, dj, këngëtarët, punëtorët, muzikantët, inxhinierët e zërit kanë paguar taksat. Ç’faj kanë”, tha Jahaj.

“Në qoftë se unë kam një ambjent me 400 veta e bëj me 200 veta, përgjysmoj stafin dhe e bëj ambjentin për më pak. E kemi paraqitur këtë kërkesë. Po nuk kemi marë pëtgjigje. Dolëm protestuam. Po ne shikohemi si pjesa e keqe e shoqërisë”, tha Hysejni.

“Unë hyj te kategoria qe  punoj edhe ditën edhe natën, edhe faturat na vijnë. Doja të thoja diçka për 1 tetorin që ne të gjitha taksat na vijnë për metër katror. Që do të thotë që ne duhet të refuzojmë të paguajmë qeratë, taskat e bashkiësë, pasi ambjenti brenda nuk është përdorur.

I kemi dërguar letra kryemininistrit, nuk është se nuk kemi marr përgjigje. Po na kanë thënë që shteti ka bërë shumë në periudhë pandemie. Po ne nuk duam të na shohin thjesht si taksapagues, po si pjesë e rëndësishme”, shtoi Jahaj. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!