Lojtari me origjinë shqiptare largohet nga Lazio, palët ndërpresin kontratën në mënyrë konsensuale

schedule17:00 - 1 Shtator, 2022

schedule 17:00 - 1 Shtator, 2022

Riza Durmishi tashmë nuk do të jetë më lojtar i Lazios, me mbrojtësin shqiptarë që ka mbyllur në mënyrë konsesuale kontratën me klubin italian.

Sipas “TuttoMercatoWeb” 28-vjeçari do të jetë një lojtar i lirë, ndërsa do të bëjë maksimumin për të gjetur një skuadër të re në orët e mbetura të merkatos.

Me Lazion ai përfitonte rreth 1 milionë euro në sezon dhe ka pasur gjithashtu eksperienca si i huazuar te skuadrat e Salernitanës, Nisë dhe Sparta e Roterdamit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!