Lojtari më i vjetër në FIFA 21, “King Kazu” nuk njeh limite

schedule13:46 - 30 Korrik, 2020

schedule 13:46 - 30 Korrik, 2020

Në tetor të këtij viti pritet të dalë versioni më i ri i lojës FIFA, FIFA 21. Loja që sa vjen dhe perfeksionohet më shumë, këtë vit do të ketë dhe një risi tjetër. Pjesë e saj pritet të jetë dhe lojtari më i vjetër aktiv në moshë, Kazuyoshi Miura.

53-vjeçari që njihet ndryshe si “King Kazu” po vazhdon të luajë futboll në vendlindjen e tij. Miura firmosi një kontratë të re 1-vjeçare me Yokohama FC dhe ekipi i tij siguroi ngjitjen në Ligën e Parë në Japoni, çka do të thotë se ai do të jetë në FIFA.

Ky do të jetë sezoni i tij i 35 në karrierë, që kur e filloi në vitin 1986. Miura numëron 55 gola në 89 ndeshje me kombëtaren japoneze, si dhe ka luajtur për ekipe si Genoa, Santos, Dinamo Zagreb, Sydney si dhe Palmeiras. Për të mesa duket vërtet mosha është thjesht një numër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!