Pas suksesit të Interit mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-1 ndaj Parmës, Kristjan Asllani ka folur për mikrofonat e Inter TV. Mesfushori shqiptar luajti plot 120 minuta ndaj Parmës dhe bëri një paraqitje fantastike, aq sa u përgëzua nga të gjithë shokët e skuadrës, por edhe nga mediat italiane.
“Misioni u krye, jemi të lumtur që kemi ecur përpara. E dinim sa e vështirë ishte ndeshja e parë në kupë, si vitin e kaluar, kur unë isha në anën tjetër të fushës.
Pjesa e parë ishte e nënshtruar, por në pjesën e dytë ne ishim më mirë në mbajtjen e topit. Për fat ne arritëm të insistojmë dhe ta kthejmë rezultatin në fund. Kam gjetur pak hapësirë në fillim, por kjo është normale sepse skuadrat janë shumë të mbyllura në minutat e para. Në pjesën e dytë ata ranë shumë dhe unë kisha më shumë liri të lëvizjes.
Jam i lumtur, u dhashë një dorë të mirë shokëve të skuadrës dhe gjithmonë përpiqem të jap më të mirën”, është shprehur Asllani./h.ll/abcnews.al