Ermal Tahiri, ish-futbollisti i Dinamos, tashmë drejtor i shkollës së mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi”, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Ai analizon Tiranën dhe Partizanin, duke theksuar se këta të fundit kanë stol dhe lojtarin më të mirë të Superiores.
“Po të shohësh kampionatin, është i brishtë. Edhe Kukësi e Partizani humbasin. Tirana gjithmonë ka pasur probleme. Edhe vjet donin kampionatin, apo Europën, por luftuan për mbijetesë. Sivjet minimalisht synohet Europa.
Partizani ka stol më të mirë, Tirana nuk ka. Telushi u fut në pjesën e dytë, u fut Boldor. Asnjë ekip shqiptar nuk ka lojtar si Romero. I ka të gjitha cilësitë, teknikë, ndalje topi, gjithçka”, u shpreh Tahiri. /abcnews.al