Dy lojtarë të Juventusit janë prekur nga koronavirusi. Mbrojtësi Rugani dhe mesfushori Matuidi dolën pozitiv me COVID-19 dhe drejtuesit kanë urdhëruar të gjithë lojtarët dhe stafin teknik që të qëndrojnë në karantinë.
Një prej tyre e ka thyer urdhrin dhe është larguar nga Italia. La Repubblica raporton se Gonzalo Higuain ka dalë nga karantina dhe ka fluturuar drejt Argjetinës. Shkaku? Nëna e tij është e sëmurë sipas Sky Sport dhe sulmuesi i njohur ka nxituar t’i qëndrojë pranë.
Pipita u paraqit në aeroportin e Torinos me një vërtetim mjekësor ku konfirmohej fakti që nuk është i prekur nga koronavirusi. Më pas fluturimi me avion privat, me dy ndalesa në Francë dhe Spanjë, dhe më pas mbërritja në Argjentinë. /abcnews.al