Christian Eriksen ka bërë që e gjithë bota e futbollit të ndalet dhe të lutet që ai të bëhet mirë, pasi u rrëzua në ndeshjen e sotme të EURO 2020 kundër Finlandës.
Mesfushori humbi ndjenjat në minutën e 43-të dhe arbitri i ndeshjes menjëherë kërkoi ndërhyrjen e mjekëve, që vrapuan në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistët.
Panik i madh, ndërkohë që fotot e futbollistëve duke qarë kanë bërë xhiron e rrjetit. Më pas një foto e vetë Eriksën, i cili dallohet që është përmendur, i ka qetësuar sportdashësit.
Një nga momentet më prekëse të gjithë kësaj situate ishte ai kur partnerja e Christian, Sabrina Kvist Jensen, u fut në këndin e fushës.
Schmeichel dhe Kjaer ishin ata që shkuan pranë saj dhe u munduan ta ngushëllojnë, në një momente të vështirë për të gjithë. /abcnews.al