Është publikuar lista me lojtarët më të shtrenjtë të Seria A. Pavarësisht se shitën Lukakun dhe Hakimin, sërish vendin e parë e mban një interist.
Lautaro Martinez është futbollisti më i kushtueshëm në kampionatin italian më një vlerë prej 80 milionë eurosh. Në vendin e dytë dhe të tretë janë dy lojtarë të Juventusit, De Light që kushton 75 milionë euro dhe Chiesa që vlerësohet 70 milionë euro.
Në 10 vendet e para janë 5 lojtarë të Interit, 3 janë nga Juventusi ndërsa Lacio dhe Milan kanë nga vetëm një futbollist. /abcnews.al/
Lojtarët më të shtrenjtë në Seria A:
1. Lautaro Martinez – Inter – 80 milionë euro
2. Mathijs De Light – Juventus – 75 milionë euro
3. Federico Chiesa – Juventus – 70 milionë euro
4. Sergei Milinkovic Savic – Lazio – 70 milionë euro
5. Nicolo Barrella – Inter – 65 milionë euro
6. Milan Skriniar – Inter – 60 milionë euro
7. Alesandro Bastoni – Inter – 60 milionë euro
8. Franc Kessie – Milan – 55 milionë euro
9. Stefan De Vrij – Inter – 50 milionë euro
10. Paolo Dybala – Juventus 50 milionë euro