Lojtarët kuqezi një zëri: E merituam titullin, punuam fort për të bërë ëndrrën realitet!

schedule21:50 - 22 Maj, 2022

schedule 21:50 - 22 Maj, 2022

Milan vazhdon festën e titullit të Seria A, aq më tepër kur erdhi pas 11 vitesh pritje.

Pas fitores 3-0 ndaj Sassuolës, të gjithë protagonistët e kuqezinjve ishin të emoacionuar, teksa disa prej tyre u deklaruan pas fitimit të Scudettos duke treguar emocionet e tyre.

Kapiteni Alessio Romagnoli, portieri Mike Maignan dhe anësori i djathtë, Alexis Saelemaekers dhanë përshtypjet e para pas fitimit të titullit.

ROMAGNOLI – “Mendoj se është një titull i merituar. Janë shumë vite me vuajtje dhe tani e shijojmë deri në fund. Gjej rastin t’i falënderoj të gjithë, është një moment i paharrueshëm.

Nuk e di se çfarë do të bëj në të ardhmen, por ndërkohë jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi. Ishim më të fortë dhe e dëshmuam këtë”, tha kapiteni për Milan TV.

MAIGNAN – “Është shumë i fortë, ne kemi shumë gjatë gjithë sezonit për këtë. E kam thënë më parë se po punojmë për të fituar këtë vit. Ne fituam dhe Milano është kuqezi. Tifozët ishin të jashtëzakonshëm”, u shpreh portieri i kuqezinjve për Milan TV.

SAELEMAEKERS – “Është një lumtur që nuk mund ta përshkruaj. Kemi luftuar gjatë gjithë vitit, tani kemi titullin në duart tona. Është e vërtetë që kemi punuar, por kemi një grup të bashkuar dhe sot e dëshmuam diçka të tillë”, tha na Sky Sport belgu. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!