Sfidë delikate për Interin. Ekipi i Antonio Contes do të luajë nesër përballë Sassuolos, një kundërshtar që i ka sjellë disa herë probleme. Trajneri zikaltër analizon formën e ekipit dhe nuk e fsheh mërzitjen për dëmtimin e Alexis Sanchez.
Kiliani u dëmtua në miqësoren kundër Kolumbisë, u operua dhe do të mungojë rreth 3 muaj. Conte ka një mesazh interesant për lojtarët dhe e mbyll me një koment për kundërshtarin e nesërm.
SIGURIA – “Ekipi ka punuar shumë mirë në stërvitje dhe një qëndrim i tillë më jep bën të qëndroj i qetë. Mund ta fitojmë ose humbin ndeshje, por puna e madhe e djemve më jep siguri”.
SANCHEZ – “Jemi të gjithë të zhgënjyer. Alexis kishte filluar të përshtatej. Kishte një entuziazëm dhe dëshirë të madhe për t’u përmirësuar. Po punonte fort për t’i kthyer Sanchezi që njohim të gjithë. Është e trishtueshme, por dëmtimet janë pjesë e futbollit”.
EKIPI – “Ka ardhur momenti që të gjithë duhet të binden që janë titullarë. Nuk kemi rezerva ose zëvendësues, thjeshtë kemi nevojë për lojtarë të ndryshëm në periudha të ndryshme”.
KUNDËRSHTARI – “Sassuolo ka merita për arritjet që ka kryer. Më vjen keq që humbën presidentin, i cili ishte arkitekti i gjithë ekipit dhe krijoi një klub të fortë. Është një përballje e rëndësishme për ta dhe shumë e rëndësishme për ne”. /abcnews.al