Përfaqësuesja e Shqipërisë U-21 do të zhvillojë dy ndeshje meKosovën dhe Slloveninë. Për këto dy ndeshje janë grumbulluara nga Trajneri Alban Bushi edhe dy futbollistët e skuadrës së Kukësit.
edhe pse akoma nuk është bërë publike lista e lojatërëvë të grumbulluar, ka qenë skuadra verilindore që ka zbuluar dy lojatrët.
Portieri Angelo Tafas dhe mesfushori Ergys Peposhi, do të jenë pjesë e Shpresave për këto dy takame.
Kujtojmë se Tafas ka qenë titullarë në dy ndeshjet kundër Andorrës dhe Sllovenisë, në muajin tetor, ku priti edhe një 11-metërsh. Disa minuta pati edhe për mesfushorin Peposhi.
Ndërsa nga përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar mbrojtësi i skuadrës se Kukësit, Altin Bytyçi, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe për përfaqësuesen e Shqipërisë.
/f.a/abcnews.al