Lojtarët e Arsenal me simptoma, Ceballos: As teste nuk na bënë!

schedule08:43 - 28 Prill, 2020

schedule 08:43 - 28 Prill, 2020

Mikel Arteta ishte i pari në futbollin anglez që rezultoi pozitiv me COVID-19. Trajneri spanjoll i Arsenalit e kaloi shpejt, ndërkohë që së fundmi mesfushori Dani Ceballos ka zbuluar se kanë qenë të shumtë futbollistët që kanë pasur simptoma, por nuk u janë bërë testet për coronavirusin.

U zgjova në mëngjes dhe pashë që Arteta kishte dalë pozitiv. Ekipi u fut në karantinë. Kishte lojtarë me simptoma, por të gjithë jemi mirë. Ata nuk na testuan ne nëse ishim pozitivë. Po mundohem të bëj sa më mirë që mundem. Është e vështirë të jesh larg familjes. Këtu mund të ecësh lehtësisht në rrugë dhe të dalësh të ushtrohesh një herë në ditë”, tregon spanjolli.

Premier League mund të nisë më 8 qershor dhe tani futbollistët janë lejuar të stërviten individualisht në ambientet stërvitore të klubeve të tyre. Për të mbetur te Ceballos, ai është i huazuar tek Arsenal nga Real Madrid. Në lidhje me një rikthim në Spanjë, apo nëse ka folur me Zidane, mesfushori flet hapur.

“Nuk kam folur me Zidane që kur jam larguar. Duhet të jetë e vështirë të kesh një dhomë zhveshje me kaq shumë lojtarë. Nuk mendoj se Zidane flet me futbollistët që janë huazuar. Shpresoj të luaj sërish me Realin. Tani kam një kontratë me Arsenalin. Momentalisht te Reali është e vështirë të luaj me lojtarët që kanë. Jam i fokusuar të jem i rëndësishëm për Arsenalin”, mbyll Ceballos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!