Një ndryshim epokal, që mund të sjellë edhe ndryshimin e kursit në lëvizjen olimlike botërore.
Pasi u bë gruaja e parë president në historinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry ka bërë lëvizjen e saj të parë të fortë, duke I hapur rrugën rikthimit në kompeticione të atletëve rusë dhe bjellorusë.
Atletët e këtyre dy vendeve u përjashtuan nga të gjithë turnetë ndërkombëtarë, përfshirë Lojrat Olimpike verore dhe dimërore, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Ndërkohë, që Rusia ishte dënuar më parë, pas skandalit të “dopingut shtetëror”, një sistemi të ngritur nga qeveria ruse, ku atletët merrnin substanca të ndaluara për të rritur performancat sportive, ndërsa rezultatet e testeve anti doping manipuloheshin.
Në këtë mnëyrë, atletët rusë dhe ata bjellorusë kanë garuar vitet e fundit vetëm nën flamurin neutral të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Kjo mund të ndryshojë shumë shpejt, pas zgjedhjes së Kirsty Coventry në krye të olimpizmit botëror. E para grua në këtë post, ish notarja nga Zimbabëe, fituese e shtatë medaljeve olimpike, mes tyre dy të arta do të zëvendësojë zyrtarisht më 24 qershor Thomas Bach.
Ajo ka paralajmëruar krijimin e një “task force”, që do të vendosë në lidhje me pranimin ose jo në kompeticione të vendeve në konflikt.
Kjo lëvizje ka entuziazmuar qeverinë ruse dhe jo më kot Vladimir Putin ishte nga të parët që uroi Kirsty Coventry për zgjedhjen e saj.
Mediat ndërkombëtare thonë se ripranimi i Rusisë dhe Bjellorusisë mund të ndodhë që në Lojrat Olimpike Dimërore të vitit 2026 në Milano dhe Cortina.
Por rikthimi i madh i atletëve rus do të ishte ai në Lojrat Olimpike “Los Angeles 2028”./abcnews.al