Lojërat Olimpike të Tokios pritet të shtyhen prej koronavirusit. Sot ka pasur një mbledhje të ekzekutivit të IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) dhe është vendosur që Lojërat e Japonisë të shtyhen me disa javë. Vendimi është marrë dhe pritet vetëm zyrtarizimi përfundimtar.
Tokio 2020 ishte programuar të zhvillohej mes dative 24 korrik-9 gusht. Lojërat Olimpike do të përfundojnë brenda këtij viti sipas raportimeve të mediave spanjolle. Tani pritet të përcaktohet vetëm koha kur do të nisin Lojërat dhe për momentin flaka olimpike është “shuar”. /abcnews.al