Lojërat Olimpike/ Organizatorët marrin vendimin e papritur, goli i Argjentinës anullohet 1 orë pas përfundimit të ndeshjes

schedule19:36 - 24 Korrik, 2024

schedule 19:36 - 24 Korrik, 2024

Turneu i futbollit në Lojërat Olimpike ka nisur me një duel të ethshëm mes Argjentinës dhe Marokut që u mbyll me shifrat 2-2 me golin argjentinas në minutën e 106’-të, ose të paktën kështu mendonin të gjithë.

Një orë pas takimit, organizatorët e turneut kanë bërë të ditur se ndeshja nuk ka përfunduar në barazim, por ka një fitues.

Sipas tyre, gjyqtari suedez Nyberg nuk ka mbyllur ndeshjen pas golit të Medina në minutën e 106’-të, por thjesht e ka pezulluar atë duke çuar lojtarët në dhomat e zhveshjeve, ku shkak janë bërë fishekzjarrët dhe shishet që kanë fluturuar në shenjë proteste nga tifozët marokenë.

Përtej kësaj, po rishikohet momenti i golit me VAR, pasi mendohet se ka një pozicion jashtë loje ngjatë aksionit, megjithatë tashmë vendimi është marrë dhe Maroku ka fituar me rezultatin 1 me 2. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!