Lojërat Olimpike nuk do të shtyhen për të dytën herë

schedule09:22 - 22 Janar, 2021

schedule 09:22 - 22 Janar, 2021

Mediat e huaja raportuan se qeveria japoneze ka vendosur që Lojërat Olimpike të Tokios janë shtyrë për të dytën herë. “The Times” shtruante se anëtarët e lartë të kabinetit kanë rënë dakord që Lojërat nuk do të mbahen as këtë verë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

The Times ka cituar një burim nga anëtarët e lartë të kabinetit, i cili është shprehur se: “Askush nuk dëshiron të jetë i pari që e thotë këtë, por është shumë e vështirë. Personalisht, nuk mendoj se do të ndodhë.”

Por siç raporton CNN, qeveria Japoneze është e vendosur që Lojërat Olimpike të Tokios do të vazhdojnë. Sipas mediave vendase, shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach shprehu besim se Lojërat Olimpike do të vazhdojnë këtë verë, duke thënë se nuk ka “asnjë plan B”.

“Nuk kemi asnjë arsye për të besuar se Lojërat Olimpike në Tokio nuk do të hapen më 23 korrik në stadiumin Olimpik në Tokio. Por do të duhen sakrifica. Kjo është arsyeja pse unë po them, së pari siguria dhe asnjë tabu në diskutim për të garantuar sigurinë,” tha presidenti i IOC. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!