Lojërat Olimpike/ Irlanda shkuruan historinë, triumfi erdhi në 800 metra not nga Daniel Wiffen

schedule14:16 - 31 Korrik, 2024

schedule 14:16 - 31 Korrik, 2024

Gjithmonë paska një herë të parë edhe kur shpresa ka humbur.

Daniel Wiffenn është një njeri me fat, por edhe me merita të mëdha duke i dhënë vendit të tij, Irlandës, të parën medalje të artë olimpike në not për meshkuj.

Notari 23-vjeçar, i lindur në Angli, por që nuk i ka harruar rrënjët e tij, triumfoi në një garë të vështirë të gjysmëdistancës si ajo e 800 metrave, stil i lirë, për meshkuj.

Ai luftoi fort me amerikanin Bobby Finke dhe me italianin Gregorio Paltrinieri, të cilët morën dy medaljet e tjera, përkatësisht argjendin dhe bronzin.

Irlandezi dha kohën 7’38”19 duke thyer rekordin olimpik dhe po ashtu rekordin europian.

Kuptohet, rekordi botëror që mbahet nga kinezi Çan Lin që nga viti 2009 në Romë, është i paprekshëm, duke qenë 6 sekonda më poshtë.

Wiffen dominoi gjatë gjithë kohës në Lojërat Olimpike, duke fituar garën kualifikuese e pastaj finalen, përparim i madh për një notar që përfundoi në vendin e 14-të në Olimpiadën e kaluar në Tokio dhe që premton të vazhdojë me medaljet e arta për Irlandën, pra të shkruajë historinë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!