Boksierja Donjeta Sadiku ka mbetur pa medalje në Lojërat Europiane që po mbahen në Krakow të Polonisë.
Sadiku, të mërkurën është mposhtur në çerekfinale të kategorisë deri 60 kilogramë për t’i dhënë fund pjesëmarrjes së saj në këtë ngjarje dhe për të shuar shpresat e Kosovës për medalje.
Në çerekfinale, Sadiku u mposht nga francezja Estelle Mossley, e cila u tregua më e mirë në dy raundet e para për të fituar 4:1 me vlerësim të jurisë.
Për Sadikun, që fitoi vetëm raundin e tretë ndaj franceze Mossley, kjo ishte humbja e parë në tri ndeshje të zhvilluara në Poloni, ku regjistroi edhe dy fitore./h.ll/abcnews.al