Lojërat e fatit, procedohet penalisht pronari i një lokali dhe 4 të tjerë

schedule11:51 - 19 Janar, 2020

schedule 11:51 - 19 Janar, 2020

Policia e Korçës ka proceduar penalisht pronarin e një lokali dhe katër persona të tjerë për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit, gjatë një kontrolli në fshatin Trestenik.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll filluan procedimin penal në gjendje të lirë. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Devoll

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin  e personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht 5 shtetas, midis tyre pronari i një lokali.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

  • A. M., 65 vjeç,
  • B. M., 45 vjeç,
  • E. B., 35 vjeç,
  • O. B., 36 vjeç,
  • Xh. M., 22 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në fshatin Trestenik, në lokalin e shtetasit A. M., i cili ushtronte aktivitetin pa lejen e organeve përkatëse, shtetasit e mësipërm u kapën duke luajtur lojra fati të palejuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra bixhozi, sasi në lek dhe euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!