Një 30-vjeçar me iniciale E.Y është arrestuar nga policia pasi kishte përshtatur një ambient në pronësi të tij për ushtrimin e lojërave të fatit.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri me çipsa dhe letra bixhozi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Y., 30 vjeç, pasi në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë” kishte përshtatur një ambient në pronësi të tij, për ushtrimin e lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri me çipsa dhe letra bixhozi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. /Abcnews.al