Lojëra fati online në berberhane, kapet 41 vjeçari në Berat

schedule08:54 - 15 Shkurt, 2021

schedule 08:54 - 15 Shkurt, 2021

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 41 vjeçar, i cili akuzohet për organizim të lojërave të paligjshme.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se i ndaluar është shtetasi me iniciale D. E., banues në lagjen Çlirim, i cili është kapur në ambientet e berberhanes së tij duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Njoftimi i plotë:

Organizonte lojëra fati, nëpërmjet celularit, në ambientet e punës, arrestohet në flagrancë pronari i berberhanes.

Sekuestrohet një aparat celular.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. E., 41 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, pasi është kapur në ambientet e berberhanes së tij duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!