Dy persona janë arrestuar nga policia për ushtrimin e aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Të arrestuar janë K. K., 35 vjeçe dhe S. R., 33 vjeç.
Burime nga policia bëjnë me dije se në lokalin e marrë me qira nga shtetasja K. K., u konstatua shtetasi S. R., duke organizuar lojëra të paligjshme të fatit.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. K., 35 vjeçe dhe S. R., 33 vjeç, pasi në lokalin e marrë nga qira nga shtetasja K. K., u konstatua shtetasi S. R., duke organizuar lojëra të paligjshme të fatit,” thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al