Një tjetër lokal ku organizoheshin lojëra fati, me celularë është zbuluar në Lushnjë. Si pasojë, janë proceduar pronari i lokalit dhe punonjësi.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë/Vijojnë kontrollet në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Zbulohet 1 tjetër lokal ku organizoheshin lojëra fati, me celularë. Procedohen penalisht 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i kontrolleve të kryera në lokale, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në fshatin Kolonjë, në lokalin në pronësi të shtetasit kanë konstatuar shtetasin në celularin e të cilit u gjetën faqe për vendosjen e basteve sportive. Ky celular u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 56 vjeç, banues në Fier dhe 38 vjeç, banues në fshatin Ardenicë./abcnews.al