Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric, ka vendosur të flasë për veten dhe ka prezantuar autobiografinë e tij prej plot 300 faqesh të titulluar ‘Loja Ime’. Kroati shkruan në libër për vendin e tij, dashurinë për familjen, futbollin si dhe fitoret me klubin dhe kombëtaren.
“Kam dashur gjithmonë ta shkruaja këtë libër. Thjesht po prisja të arrija diçka madhështore me kombëtaren. Kupa e Botës në Rusi ishte historike për ne dhe aty vendosa ta shkruaja autobiografinë”, deklaron Modric për ‘novilist.hr’.
34-vjeçari tregon në libër fillimin e karrierës së tij, ku vështirësitë nuk kanë munguar. “Si çdo fëmijë kam pasur ëndrrat e mija. Por, sot kur e mendoj, unë kam arritur jo shumë, por shumë më shumë seç kam ëndërruar dhe shpresuar”, shprehet mesfushori. Gjatë prezantimit të librit prezent ishin dhe shokët e ekipit, Marcelo dhe Mateo Kovacic. /abcnews.al