Logu i bjeshkëve/ Kelmend, mbahet festa tradicionale e bukurisë së Malësisë

schedule15:25 - 12 Gusht, 2024

schedule 15:25 - 12 Gusht, 2024

Qafa e Predelecit te Kelmendit u kthye ne skenen e festes tradicionale te Logut te Bjeshkeve.

Banore të kësaj krahine, te zonave te tjera te Malesise se Madhe, Shkodres, ato nga pertej kufirit, si nga Tuzi, Trieshi, Vuthaj, Plava, Gucia, Rozhaja, Kosova, nga jugu i vendit tone, emigrante te ardhur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, u bashkuan ne kete atmosfere ne zemer te alpeve shqiptare.

12 vajza konkuruan per “Miss Bjeshka 2024”.

Ato mbanin veshur xhubleten mijeravjeçare te Malesise se Madheshpallur pasuri boterore nga UNESKO.

Miss Bjeshka u shpall Liljana Lshaj nga Selca ndersa Miss Xhubleta Mary Camaj, e cila pak muaj më parë veshjen e prezantoi dhe në universitetin ku studion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mikela Nonaj u shpall ‘Kercimtare e Logut’, Monika Ulaj, ‘Shtojzovallja e bjeshkeve’, Angjelika Sterkaj  ‘Zana e Malit’ dhe Nexhmie Dedushaj pjesmarrese ne Miss Univers.

Të pranishmit festuan me këngë e valle tradicionale per pese ore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!