“Lodra” e re Mitaj/ Mbrojtësi kuqezi paguan 170 000 USD për makinën

schedule12:46 - 25 Shkurt, 2025

schedule 12:46 - 25 Shkurt, 2025

Është nga atë që cilësohen “bisha”.

Një Audi RS I vitit 2024 të prodhimit ndoshta nuk është makina më luksoze në botë, por padyshim është ndër më të mirat, dhe Mario Mitaj e deshi një të tillë.

Mediat nga Riad njoftojnë se mbrojtësi I kombëtares shqiptare shpenzoi 650 000 rialë sauditë, që do të thotë gati 170 000 USD për të shtuar një tjetër automjet në garazhin e tij.

Me shpejtësi maksimale deri 305 km në orë, dhe aftësi për të shkuar nga 0 në 100 km në orë për vetëm 3.4 sekonda, padyshim që makina gjermane I shkon një lojtari kaq të shpejtë dhe cilësor.

Për momentin, Mitaj mbetet i dëmtuar dhe nuk u përfshi në ekip në derbin e Ligës Profesioniste Saudite, mes Al Itihadit të tij dhe Al Hilalit kampion.

Ndeshja u fitua 4-1 me dy gola nga belgu Bergvajn, si dhe nga Benzema e Kadesh.

Al Itihad tashmë është I shkëputur në krye të renditjes me 55 pikë ndaj 48 të Al Hilalit dhe titulli kampion duket tepër I mundshëm, edhe pse mbeten ende 13 javë për t’u luajtur.

Mitaj e festoi në mënyrën e tij fitoren, edhe pse ishte jashtë ekipit.

Shqiptari është padyshim tepër i vlerësuar në klub, dhe jo më kot iu dha rinovimi I kontratës deri në 2028, me rrogën shumë të mirë 3 milionë euro në sezon.

Ylli kuqezi ka shënuar një gol e ka shërbyer dy asistë deri tani, ndonëse nuk e ka pasur të lehtë, dhe titulli kampion do të ishte kurorëzimi i duhur i një sezoni shumë të mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!