Rreth 250 psikologë hungarezë ofrojnë ndihmë falas për mjekët dhe infermierët të cilët luftojnë në vijën e parë të frontit.
Ata janë nën presion, orët e punës janë shtuar në mënyrë dramatike dhe pavarësisht përpjekjeve të tyre shumë pacientë vazhdojnë të humbasin jetën si pasojë e Covid.
Sipas psikologëve kjo kategori rrezikon të preket nga depresioni, i cili mund t’i cojë deri në vetëvrasje.
Në spitalet e Budapest dhe në të gjithë Hungarinë, mjekëve dhe infermierëve iu kërkohen orë pune shtesë, por askush nuk i pyet se si ndihen. Dhe për gazetarët që mund të guxojnë të bëjnë pyetje të tilla, hyrja është e ndaluar.
Lodhja mendore e punonjësve të kujdesit shëndetësor është tashmë një fenomen global. Në Francë në departamentin e Saona dhe Loira, klinika Le Gouz është e specializuar në trajtimin e mjekëve dhe infermierëve që vuajnë nga depresioni.
Eva Knapek, një psikologe tha se është normale dhe e kuptueshme që në rrethana ekstreme ka reagime ekstreme. “Është shumë normale të kesh makthe dhe ankth, dhe mos të ndihesh e “aftë” të bësh punën tënde si më përpara dhe janë pikërisht këto momente që duhet të kërkosh ndihmë”.
Spitalet hungareze janë nën kaos, por ekziston shpresa që me programin e vaksinimit, situata të përmirësohet, brenda një periudhë të shkurtër./abcnews.al