“Lodhen” komisionerët, ndërpritet numërimi i votave në disa KZAZ në Shijak dhe Rrogozhinë

schedule11:37 - 26 Prill, 2021

schedule 11:37 - 26 Prill, 2021

Në një pjesë të madhe të KZAZ-ve në vend nuk është marrë parasysh zëvendësimi i komisionerëve në rast problemesh shëndetësore apo lodhje.

Ky është rasti i KZAZ nr. 20 dhe 21 në Shijak dhe asaj nr. 43 në qytetin e Rrogozhinës.

https://youtu.be/7r81A8RUiC8

Burime bëjnë me dije për ABC se në KZAZ nr. 20 në Shijak numërimi është ndërprerë dhe do të fillojë në orën 15:00, ndërsa atë nr. 21 do të fillojë në orën 14:00.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në Rrogozhinë numërimi është ndërprerë që prej orës 09:30 dhe deri tani pasi komisionerët kanë kërkuar disa orë pushim.

Që prej orës 01:00 të mesnatës së djeshme në këtë KZAZ është punuar vetëm me katër grupe pa zëvendësim./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!