Lodhen komisionerët e PD-së, ndërpritet numërimi te Pazari i Ri në Tiranë

schedule07:30 - 26 Prill, 2021

schedule 07:30 - 26 Prill, 2021

Në orën 07:20 është ndërprerë procesi i numërimi në KZAZ nr. 32 në Tiranë, që ndodhet te shkolla “Hasan Tahsim” te Pazari i Ri. Gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj që po ndjek nga afër procesin prej mbrëmjes së djeshme thotë se komisionerët e PD-së kanë kërkuar pushim për shkak të lodhjes. Gazetarja Ajgena Korbi raporton se pas 40 minutave pushim ka rinisur numërimi në KZAZ 36 në Tiranë. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!