Mesfushori i Juventusit, Manuel Locatelli e pranoi se Interi u tregua skuadër më e zgjuar dhe e pranoi fitoren në derbin e Italisë.
Zikaltrit triumfuan 1-0 falë autogolit të Gattit, duke nisur shkëputjen në krye. Skuadra e Inzaghit numëron 4 pikë më shumë se bardhezinjtë.
Shifër që mund të rritet duke marrë parasysh që Interi ka luajtur një ndeshje më pak se ekipi i Max Allegrit.
“Bëmë disa gabime në lëvizjet e tyre, por do i analizojmë me kujdes gjatë javës. Mëkat që humbëm në këtë mënyrë, por duhet të rinisim ndaj Udineses procesin e rritjes sonë.
Gjithmonë je i zhgënjyer dhe i hidhëruar kur humbet, sidomos pas një ndeshjeje kaq të rëndësishme. Në pjesën e parë u tërhoqëm në mbrojtje më shumë seç duhej.
Ata u treguan më të zgjuar në zgjedhjet e tyre në momente të veçanta të lojës, aspekt ku ne duhet të përmirësohemi. Vuajtëm përballë Interit në pjesën e parë. E kishim të vështirë t’i kapnim.
Në pjesën e dytë ishim më agresivë, ata e mbajtën më pak topin. Shpirti është i duhuri, le të rinisemi nga Udinese. Kampionati është i gjatë, besojmë ende te fitimi i titullit”, theksoi 26-vjeçari italian./h.ll/abcnews.al