Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Locatelli shumë afër Juventusit, lëvizja e fundit bind Sassuolon

schedule12:20 - 21 Korrik, 2021

schedule 12:20 - 21 Korrik, 2021

Manuel Locatelli është afër kalimit te Juventusi. Mesfushori i Sassuolos ka oferta të shumta, por ai preferon transferimin te bardhezinjtë e Max Allegrit.

Sassuolo kërkon 40 milion euro për ta lënë të lirë, ndërsa “Zonja” dëshiron huazimin 2-vjeçar të 23-vjeçarit, duke përfshire edhe klauzolën e blerjes për 30 milion euro + bonuse.

Drejtuesit e dy klubeve italiane kanë programuar takimin e radhës, që pritet të sjellë edhe marrëveshjen finale të kalimit të mesfushorit të Italisë në Torino.

Në operacion do të përfshihet një nga lojtarët e talentuar të Juventusit. Sassuolo do të zgjedhë mes të rinjve Rovella dhe Fagioli, teksa përflitet edhe për Radu Dragusin, mbrojtësin 19-vjeçar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!