Manuel Locatelli u prezantua sot si goditja e Juventusit në merkato. Bardhezinjtë e kërkonin prej kohësh mesfushorin italian, teksa edhe ky donte me çdo kusht kalimin tek ekipi i Max Allegrit.
Akordi me Sassuolon u arrit për një huazim me detyrim blerje nga “Zonja” për 35 milion €. “Ardhja te Juventusi është një ëndërr e realizuar për mua, është ëndrra e një fëmije që ka punuar shumë, ka dhënë gjithçka në fushë dhe që sot vjen te Juventusi.
Mezi po pres të zbres në fushë me ekipin e ri“, deklaroi Locatelli për kanalin zyrtar të bardhezinjve. Mesfushori ka shkëlqyer sezonet e fundit te Sassuolon. Me kombëtaren e Roberto Mancinit fitoi Euro 2020 në muajin korrik.
Locatelli ka firmosur një kontratë deri në 2026 dhe do të përfitojë një rrogë sezonale prej 3 milion eurosh në sezon në aventurën te rekordmenët e futbollit italian. /abcnews.al