Manuel Locatelli vazhdon të jetë një objektiv i Juventusit në merkato. 23-vjeçari ka oferta të shumta, por ai pranon vetëm kalimin tek ekipi i Max Allegrit.
Bardhezinjtë po negociojnë prej kohësh me Sassuolon, por akordi po vonon. Gjithsesi, palët do të takohen përsëri të premten.
Sassuolo kërkon 40 milion euro për mesfushorin e Italisë, ndërsa “Zonja” ofron vetëm 25 milion. Diferenca është e madhe dhe takimi i së premtes do të jetë vendimtar.
Ndërkohë, drejtuesit e Juventusit kanë programuar një takim me agjentin e Paulo Dybala ditën e nesërme. Lojtarin argjentinas e pret një rinovim deri në 2026 me 8 milion euro në sezon.
27-vjeçari pretendon një rrogë prej 10 milion eurosh në sezon, teksa e ka shprehur publikisht dëshirën për të mos u larguar nga Torino, aq më tepër tani që në stol është rikthyer Allegri.
Takimi i nesërm pritet të sjellë marrëveshjen përfundimtarë të zgjatjes së kontratës. Palët janë afër dhe diferenca mes kërkesës dhe ofertës do të mbulohet me bonuse. /abcnews.al